Kosova
Kurti paralajmëron detaje të reja për sulmin në “Ibër Lepenc”
Edhe një reagim tjetër ka ardhur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me sulmin e fundit në zonën e Ibër-Lepencit. Ai ka ngritur shqetësime për përfshirjen e aktorëve të huaj në këtë incident.
Sipas tij, të arrestuarit janë të lidhur me organizatën “Mbrojtja Civile,” e cila financohet dhe mbështetet nga Beogradi, raporton telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
Në një postim në platformën X, Kurti ka theksuar se armët dhe eksplozivët e sekuestruar përfshinin shenja ushtarake që lidhen kryesisht me forcat serbe dhe ruse, duke përmendur veçanërisht Forcat Ajrore Ruse (VDV).
Pas sulmit terrorist të së premtes në mbrëmje, mes armëve dhe eksplozivëve të sekuestruar, u gjetën edhe shenja ushtarake. Shumica dërrmuese e tyre i përkisnin Forcave të Armatosura Serbe dhe Ruse, si Forcave Ajrore Ruse (VDV). Lidhjet e personave të arrestuar me organizatën terroriste “Mbrojtja Civile” e sponsorizuar nga Beogradi tregojnë praninë e aktorëve të huaj”, shkroi ai.
Ai gjithashtu rikujtoi aktivitetet paramilitare serbe në veri të Kosovës vitin e kaluar dhe sponsorizimin e vazhdueshëm të krimit nga Serbia si një faktor kryesor destabilizues.
“Natyrisht, ngjarjet terroriste nuk ndodhin në vakum. Në këtë kontekst, inkursioni paraushtarak i Serbisë vitin e kaluar dhe sponsorizimi i vazhdueshëm i krimit përmes metodave të ndryshme në veri të Kosovës lë pak hapësirë për spekulime”.
Kryeministri theksoi se hetimet janë ende në vazhdim dhe se do të publikohen detaje të mëtejshme për përfshirjen e aktorëve të huaj.
“Megjithatë, hetimi është në vazhdim, dhe detaje të mëtejshme – së bashku me numrin e palëve të huaja të përfshira – do të zbulohen”, ka shkruar Kurti në platformën X./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












