Kosova
Kurti për “Stern”: Remitencat që vijnë nga diaspora përbëjnë një pjesë të mirë të buxhetit të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për median gjermane, “Stern” u shpreh se Kosova është një vend demokratik, sovran dhe i pavarur që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Kryeministri i Kosovës ka folur edhe për liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimeve evropiane, ndërsa u shpreh se pret nga BE-ja që gjatë vitit 2024 t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat.
“Ne aplikuam për anëtarësim në BE një vit më parë – vitin e ardhshëm shpresoj se do të na jepet zyrtarisht statusi i kandidatit. Ne duam të marrim pyetësorin nga znj. Von der Leyen, dhe unë jam gati t’u përgjigjem atyre pyetjeve me durim. Ne duam të bëhemi anëtarë të Këshillit të Evropës në vitin 2024, sepse u përmbahemi parimeve themelore të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se remitencat që vijnë nga diaspora përbëjnë një pjesë të mirë të buxhetit të vendit.
“Pjesa më e madhe e parave tona vijnë nga diaspora: ka mbi gjysmë milioni kosovarë vetëm në Gjermani, 250,000 në Zvicër, 20 për qind e Bruto Produktit tonë janë dërgesa nga diaspora jonë. Kjo është një arsye tjetër pse Gjermania është kaq e rëndësishme për të ardhmen tone”, u shpreh ai.
Tutje Kurti ka thënë se do të përpiqen që të kthejnë “trurin” në vend.
“Disa nga profesorët dhe studentët tanë më të mirë janë me ju sot, por ne duam t’i kthejmë njerëzit përsëri. Kjo është arsyeja pse ne kemi një Ministri të Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Meqë ra fjala, mësova edhe fjalën ‘Ausbildung’ [trajnim] nga diaspora jonë – tani është fjala ime e preferuar në gjermanisht”, shtoi tutje Kurti.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mos harroni: radar-detektorët janë të paligjshëm Përpjekja për të “mposhtur” kamerat e shpejtësisë në Zvicër mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Një banore nga... -
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur













