Kosova
Kurti pret inxhinierët shqiptarë të Zvicrës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Ekonomisë, Getoar Mjeku, mirëpriti delegacionin e shoqatës “Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës” (Albanian Engineers of Switzerland), të udhëhequr nga kryetari i kësaj shoqate, Rexhep Gashi.
Gashi, tha se 70 anëtarët, si inxhinierë që mbulojnë industri të ndryshme, janë të gatshëm të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Falënderues për vizitën dhe për gatishmërinë, kryeministri Kurti theksoi ndër të tjerash rëndësinë e arsimit dual, bazuar në modelin e Zvicrës, dhe përkushtimin e Qeverisë për të themeluar Fondin Sovran dhe për të fuqizuar ndërmarrjet publike.
Gjatë ditës, Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për të bashkëpunuar në fushat e arsimit dual, energjisë së ripërtëritshme, menaxhimit të mbeturinave, hekurudhave dhe zhvillimin e Trepçës.
Delegacioni i bashkatdhetarëve ka dëgjuar gjithashtu prezantimet e ndërmarrjeve Trepça, Infrakos dhe Trainkos për t’u njohur me projektet konkrete që priten të realizohen.
“Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës” është organizata e parë profesionale e diasporës sonë në atë vend.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor














