Kosova
Kurti pret në takim delegacionin e bizneseve nga Austria
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim delegacionin e bizneseve nga Austria – në kuadër të programit “Mundësitë në Projektet e Energjisë në Kosovë”.
Në takim, ku të pranishëm ishin edhe Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, si dhe zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë, Getoar Mjeku, teksa u uroi mirëseardhje të pranishmëve, kryeministri Kurti në adresimin e tij veçoi përparësinë që Qeveria po u jep investimeve dhe zhvillimit të potencialit të rëndësishëm të energjisë së rinovueshme të vendit.
Duke folur për Stategjinë e Energjisë që u miratua së fundmi në Kuvend, ai njoftoi delegacionin e pranishëm se Qeveria synon që brenda 10 vjetëve të diversifikojë energjinë përmes shtimit të 1300 megavateve të reja të instaluara nga burimet e ripërtëritshme të energjisë. Një komponent i rëndësishëm i nevojshëm për ndërtimin e infrastrukturës energjetike të së ardhmes është pjesëmarrja e sektorit privat, shtoi ai.
Ai tha se gjatë dy vjetëve të fundit vazhdimisht është punuar në përmirësimin e mjedisit të biznesit në Kosovë, duke e bërë atë një nga më konkurrentët në rajon.
Procedurat e lehta dhe të shpejta të regjistrimit të biznesit, politikat e favorshme tatimore, sistemi ligjor dhe ligjet transparente për investimet e huaja, krahas pozitës shumë të mirë gjeografike, fuqisë së re punëtore dhe progresit demokratik në vend, ishin disa prej veçorive që kryeministri Kurti i përmendi para përfaqësuesve të bizneseve, e që e bëjnë Kosovën atraktive dhe destinacion të përshtatshëm për investitorë të huaj dhe vendorë, sidomos në fushën në burime të ripërtëritshme.
Kryeministri Kurti gjithashtu theksoi se bazuar në indikatorët ekonomikë të dy vjetëve të fundit, Kosova po bëhet gjithmonë e më shumë ekonomi e bazuar nga eksporti. Më tej, tha se ai beson që historia e suksesit të Kosovës, që bashkëdyzon ekonominë dhe demokracinë, është platformë e rëndësishme për investitorë.
Ai e mirëpriti interesimin, vizitën dhe pjesëmarrjen e bizneseve nga Austria në nisma dhe programe si ky sot, dhe tjera që do të vijnë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















