Futboll
Kurti: Rrahmani, shembull për sportistët e rinj
“Ai është shembull për t'u ndjekur nga sportistët tanë të rinj, sidomos futbollistët”, ka shkruar Kurti
Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani është shembull për t`u ndjekur nga sportistët tanë të rinj, sidomos futbollistët, ka vlerësuar kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Futbollisti i Napolit është pritur nga Kurti të mërkurën, ku të pranishëm kanë qenë edhe ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe deputeti e trajneri, Bylbyl Sokoli, transmeton albinfo.ch.
“Nga Drenica në Shqipëri te Partizani i Tiranës, prej aty në Kroaci te Spliti, Lokomotiva dhe Dinamo e Zagrebit, dhe pastaj në Itali fillimisht te Verona dhe tash te Napoli, Amir Rrahmani është një nga lojtarët më të mirë e më të suksesshëm të Kosovës dhe të kampionit të Serie A, Napoli. Ai është shembull për t’u ndjekur nga sportistët tanë të rinj, sidomos futbollistët. Bashkë me ministrin Hajrulla Çeku dhe deputetin e trajnerin e mirënjohur, Bylbyl Sokoli, me kënaqësi mirëpritëm kapitenin e Kosovës që është dy herë kampion i Italisë”, ka shkruar Kurti, duke shtuar: “E uruam për arritjet e jashtëzakonshme në futbollin profesionist e veçanërisht në një ekip si Napoli ku sa herë fiton bëhesh i paharrueshëm dhe ikonë për tifozerinë atje, si dhe e falënderuam për përfaqësimin e denjë të Republikës sonë, e unë edhe për fanellën që ma dhuroi”.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












