Kosova
Kurti: Serbia solli njerëz me autobusë për ta destabilizuar Kosovën
Shefi i Qeverisë së Kosovës tha se në mesin e personave të sjellur me autobusë kishte pjesëtarë të maskuar të Brigadës së Veriut, Grupit Wagner dhe Ujqërit e Natës (një bandë ruse motoçikletash besnike ndaj Putinit).
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ngritja e barrikadave u orkestrua nga Beogradi, ku njerëzit u sollën me autobusë në veriun e Kosovën për qëllime destabilizuese.
Duke folur për gazetën holandeze NRC, Kurti ka dhënë detaje në lidhje me organizimin dhe ngritjen nga ana e serbëve të barrikadave në veri, përcjell Albinfo.ch.
Shefi i Qeverisë së Kosovës shtoi gjithashtu se në mesin e personave të sjellë me autobusë kishte pjesëtarë të maskuar të Brigadës së Veriut, Grupit Wagner dhe Ujqërit e Natës.
“Njerëzit u sollën me autobusë nga Serbia për të udhëhequr barrikadat. Ne kemi prova se këta janë njerëz të maskuar me shenja të milicisë ruse Wagner, Ujqërit e Natës (një bandë ruse motoçikletash besnike ndaj Putinit) dhe të ashtuquajturës Brigadë e Veriut”, ka thënë Kurti.
Ai thekoi se të gjitha provat me foto dhe video janë dokumentuar dhe u janë dërguar organeve ligjzbatuese.
Gjithashtu Kurti shtoi se Prishtina duhet të vendosë sundimin e ligjit në veri të Kosovës.
“Ne do të duhet të vendosim sundimin e ligjit në veri të Kosovës për të trajtuar realisht paligjshmërinë atje”, tha ai./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












