Kosova
Kurti sot merr vaksinën AstraZeneca
Kryeministri Albin Kurti sot do të vaksinohet me vaksinën AstraZeneca. Thuhet se Kurti vaksinën do ta marrë në sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, në orën 16:30, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, salla “1 Tetori” në Prishtinë tashmë ka pamje tjetër nga brenda, meqenëse po bëhen përgatitjet për fillimin e procesit të vaksinimit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot në takimin virtual me kryetarët e komunave të Kosovës ka thënë se procesi i vaksinimit do të fillojë të martën në Klinikën Infektive dhe në sallën “1 Tetori”, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave.
Vitia ka njoftuar se me arritjen e kontingjentit të parë të vaksinave, të parët që do të fillojnë të vaksinohet do të jenë personeli shëndetësor, të cilët janë në vijë të parë të frontit dhe personat mbi moshën 80-vjeçare me sëmundje kronike më të mëdha.
“Ministri Vitia në këtë takim kërkoi që të kenë një bashkëpunim sa më të mirë rreth menaxhimit me pandeminë, ku kërkoi nga komunat që të vazhdojnë të punojnë në respektim të masave, të cilat janë fuqi. Ai po ashtu tregoi që është duke u bërë një vlerësim i përgjithshëm i situatës epidemiologjike në vend, të cilën janë duke e bërë së bashku me ekspertët shëndetësorë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe për çfarëdo ndryshim të masave që mund të ketë, do ta bëjnë në bashkëpunim me komunat”.
Ndryshe, kontingjenti i parë i vaksinave anti-COVID-19 në Kosovë ka arritur mbrëmë dhe ka 24 mijë doza.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve Qeveria komunale e Porrentruy në Zvicrën veriperëndimore mund të vendosë kufizime në qasjen për pishinat e... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
SHBA fillon hetime kundër Zvicrës për tregti të padrejtë -
Në Zvicër po zhvillohet një vaksinë kundër kancerit e krijuar posaçërisht për çdo pacientë -
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë















