Kosova
Kurti thërret diasporën të votojë në zgjedhjet e 17 tetorit
Ka mbetur vetëm edhe një javë deri në përmbylljen e afatit për të aplikuar për regjistrim si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje diasporës që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Përmes një video adresimi, Kurti tha se synon ta ndryshojë ligjin për zgjedhje.
“Mërgata ka qenë gjithmonë forca e ndryshimeve të mëdha politike dhe garantuese e mbijetesës sociale të vendit tonë.
Ju ringjallët ekonominë që e lodhi pandemia Covid-19. Tash, kur jemi në fund të pushimeve e po i ktheheni sërish punës, meqë po i afrohemi vjeshtës, përsëri jemi para një momenti jetik, tash jo vetëm për vendin e shtetin, por për qytetin, fshatin e lagjen tonë.
Jemi para zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, të cilat do ta përmbyllin ciklin e ndyshimeve rrënjësore në Kosovën tonë.
Të dashur bashkatdhetarë, kur na ndajnë vetëm dy muaj nga zgjedhjet, nuk preferohet ndryshimi i ligjit për zgjedhjet.
Edhe në këto zgjedhje na presin të njëjat procedura të votimit si në të kaluarën, me synimin që kjo të jetë hera e fundit e mënyrës së vështirë për votim nga jashtë“, tha Kurti.
VIDEO:
https://m.facebook.com/watch/?v=561137674903786&_rdr
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











