Lajme
Kurz përsërit premtimin: Në maj do të hapen gastronomia, sporti dhe kultura
Qeveria e Austrisë është optimiste për të ardhmen e vendit. Që nga java e ardhshme do të prezantohen planet konkrete për hapjen e të gjithë sektorëve të industrisë
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka përsëritur edhe një herë premtimin që kishte dhënë gjatë mesazhit të tij të Pashkëve, ku ishte zotuar se nga muaj maj do të këtë kthim të jetës normale, shkruan albinfo.at.
Edhe sot, gjatë një takimi në mes të qeverisë dhe “landeve” austriake, Kurz ka njoftuar për hapat që do të merren drejt kthimit në normalitet.
Ai ka theksuar se nga mesi i majit do të këtë hapje në të gjitha fushat jetësore, nga gastronomia, kultura, sporti e të tjera. Kjo, sipas tij, është bërë e mundur nga dërgesat e mëhershme të dozave të vaksinës Biontech/Pfizer.
“Një plan i detajuar për hapjen do të paraqitet në fund të javës tjetër”, ka thënë Kurz.
Nga të gjitha hapat që do të merren drejt lehtësimit të masave dhe kthimit të jetës normale duhet të vazhdohet me kujdes të shtuar. Maskat, testet dhe gjithashtu “Pasaporta e gjelbër” do të luajnë një rol të madh. “Do të këtë një datë të qartë për të gjitha hapat që do të marrim. Nga perspektiva, mendoj se do të jetë mesi i muajt maj. Për këtë është duke u përgatitur edhe “Plani i kthimit””, ka nënvizuar Sebastian Kurz.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










