Maqedonia
Kurz porosit nga Shkupi: Dilni në referendum dhe votoni “për”
Kancelari austriak që dikur mbështeste OBRM-PDUKM, tani ka ardhur në Shkup për të mbështetur marrëveshjen e re mes Shkupit dhe Athinës zyrtare, shkruan albinfo.ch.
Para disa muajve kancelari austriak Sebastian Kurz erdhi për të mbështetur partinë OBRM-PDUKM për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, ndërsa sot erdhi në Shkup për të mbështetur qeverinë socialiste të LSDM rreth referendumit që do mbahet në 30 shtator.
“Vendi jonë është mik i rajonit dhe me Maqedoninë ka marrëdhënie të mira. Do të doja që sa më shumë njerëz të marrin pjesë në referendum dhe të shprehen “për”. Nuk mund ta bëj unë vendimin, por si mik i Maqedonisë do të konsiderojmë se do të ishte pozitive nëse ka pjesëmarrje të lartë në referendum”, tha Kurz, vendi i të cilit udhëheq me Këshillin e Europës.
Fjalim rasti ka mbajtur edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili ka përshëndetur homologun e tij austriak për mbështetje në këto ditë vendimtare për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë.
“Për ne është nxitje që Austria e njohu Maqedoninë si shpresë për Europën. Këtë e pranojmë si obligim. Vizita juaj është porosi e mirë në prag të referendumit dhe besoj se shumica e qytetarëve do ta japin votën e tyre për të ardhme. Maqedonia është kthyer në rrugën europiane, kemi treguar guxim dhe dëshiroj të shpreh falenderim për Austrinë, partnerin më të rëndësishëm ekonomik”, tha Zaev.
Në kuadër të vizitës së Kurz, sot ndodhi edhe një incident, ku numri një i qeverisë austriake u prit me flamurin e Letonisë. Qeveria e Shkupit kërkoi falje me arsyetimin e ngjashmërisë së dy flamujve.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën












