Futboll

Kush është Andi Hoti, futbollisti shqiptar që është afër Interit

Ai ka lindur në Zvicër, derisa luan për Kosovën U17

Futbollistët shqiptarë kanë pushtuar Evropën, duke luajtur tashmë në ligat më elitare dhe në skuadra të mëdha.

Lojtari i radhës që mund t’i bashkohet një skuadre të madhe është Andi Hoti, përcjell albinfo.ch.

Mediat italiane raportojnë se Interi është afër të nënshkruajë me Hotin deri në vitin 2020.

16-vjeçari luan si qendërmbrojtës për grupmoshat e reja të Zurichut dhe është i gjashtë 191 cm. Ai luan për Kosovën U17.

Ai ka lindur në Uster të Zvicrës, kurse ka shënuar edhe dy gola.

Më herët për Interin kanë luajtur Rey Manaj dhe Xherdan Shaqiri.