Lajme
Kush merr dy vaksina të ndryshme të koronës, ka më shumë pasoja anësore
Megjithatë, kjo nuk përbën ndonjë shqetësim për sigurinë e pacientit, kanë theksuar shkencëtarët
Kushdo që merr dy vaksina të ndryshme kundër koronës, (në vaksinimin e parë dhe të dytë), ka më shumë mundësi të preket nga efektet anësore të lehta, pas dozës së dytë.
Kjo del nga të dhënat paraprake të një studimi të Universitetit të Oksfordit, i cili u botua të enjten në revistën e specializuar “The Lancet”, shkruajnë përkatësisht agjencitë e lajmeve të Gjermanisë (dpa) dhe të Zvicërs (sda).
Megjithatë, kjo nuk përbën ndonjë shqetësim për sigurinë e pacientit, kanë theksuar shkencëtarët. Ende nuk mund të përcaktohet nëse kështu ndikohet reagimi imunitar, transmeton albinfo.ch. Të dhënat për këtë priten në muajt e ardhshëm.
Rastet që janë studiuar janë ato në të cilat është injektuar së pari vaksina Astrazeneca dhe pastaj vaksina Biontech / Pfizer ose anasjelltas, çdo katër javë. Në të dy rastet është shënuar rritje e incidencës së efekteve anësore të lehta dhe të moderuara.
“Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë që dhënia e dy dozave të ndryshme çon në rritjen e mungesave në punë, ditën pas vaksinimit”, është shprehur Matthew Snape nga Universitetii i Oksfordit, i cili drejton studimin. Kjo është e rëndësishme për planifikimin e vaksinimeve për punonjësit në sektorin shëndetësor.
Për të arritur në këtë përfundim, janë ekzaminuar 830 vullnetarë mbi 50 vjeç, transmeton albinfo.ch. Ata, të ndarë në katër grupe, kanë marrë nga dy doza vaksinash të të njëjtit lloj dhe në një renditje tjetër, së pari njërën dhe më pas vaksinën tjetër.
Është e mundur që efektet anësore të jenë edhe më të zakonshme te njerëzit e rinj, thuhet më tutje në njoftim.
Në prill, studimi qe zgjeruar, duke përfshirë variante të tjera me vaksinat Moderna dhe Novavax si dozë e dytë pas vaksinimit fillestar me Astrazeneca ose Biontech / Pfizer, përcjell albinfo.ch. Rezultatet janë akoma në pritje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih











