Shqipëria
Kush punon më shumë e më pak në Shqipëri
Ndërtimi, përveçse është nga natyra një aktivitet i lodhshëm ka dhe orë relativisht të gjata pune, 2204 në vit, ose 42.4 orë në javë
Nëse punon në aktivitete administrative, në Shqipëri je i privilegjuar, pasi punon më pak, 2,105 orë në vit.
Administrata është e vetmja në Shqipëri që punon më pak se 40 orë në javë, të gjithë sektorët e tjerë e kapërcejnë këtë kufi, teorikisht është dhe kohëzgjatja mesatare e parashikuar në Kodin e Punës.
Raporti i INSTAT për koston e punës në Shqipëri jep të dhëna dhe për orët e paguara në vend, sipas aktivitetit ekonomik, që i referohet vitit 2017.
Në Shqipëri punohet mesatarisht 2,173 orë në vit, ose rreth 42 orë pune në javë, shkruan ‘Monitor’.
Aktiviteti ku punohet më gjatë në Shqipëri është ai i pasurive të patundshme, me 2,247 orë gjatë gjithë vitit. Më pas renditen industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese, me përkatësisht 2,231 dhe 2,222 orë.
E gjatë është dita e punës edhe kur je i punësuar në tregti, me 2215 orë në total, ose gati 42.5 orë në javë, përcjell albinfo.ch.
Ndërtimi, përveçse është nga natyra një aktivitet i lodhshëm ka dhe orë relativisht të gjata pune, 2204 në vit, ose 42.4 orë në javë.
Edhe nëse punon në bankë apo sigurime, je i detyruar të rrish në punë më gjatë sesa 40 orë në javë. Për këtë aktivitet, orët mesatare vjetore të paguara janë 2,192 në vit, ose 42.1 në javë.
Shëndetësia është një tjetër aktivitet me orë të zgjatura, prej 2174 në vit, ose 41.8 në javë.
Pas administratës, që i gëzohet një periudhe më të shkurtër në punë, në krahasim me të tjerët, aktivitetet që punojnë ma pak orë janë akomodimi dhe shërbimi ushqimor, 2130 orë, ose 40.9 orë në vit dhe arsimi me 41.3 orë në javë.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë














