Lajme
Kushdo që hyn në Austri, duhet të bëjë regjistrim elektronik
Që nga sot, e premte, regjistrimi elektronik (online) do të jetë i detyrueshëm para hyrjes në Austri. Kjo vlen edhe për vetë shtetasit austriakë, përcjell albinfo.at
Nga e premtja të gjithë ata që hyjnë në Austri duhet të regjistrohen paraprakisht në internet. Në formularin e publikuar duhet të shënoni këto të dhëna: emrin, datën e lindjes, adresën e E-mailit, adresën e vendbanimit, datën e hyrjes në Austri, datën e daljes dhe të shkruani vendin e qëndrimit në dhjetë ditë e fundit. Regjistrimi është i obligueshëm për të gjithë personat që hyjnë në Austri, pra edhe për austriakët, shkruan kurier.at.
Të dhënat e regjistrimit i përcillen automatikisht autoritetit administrativ të qarkut përgjegjës në vendbanimin tuaj në Austri. Sipas autoriteteve austriake, kjo do ta bëjë më të lehtë kontrollimin e karantinës dhe lehtësimin e gjurmimit të kontaktit. Të dhënat tuaja do të fshihen 28 ditësh pas hyrjes në Austri. Gjatë ndonjë kontrolli, konfirmimi i regjistrimit duhet të paraqitet në mënyrë elektronike apo të shtypet si letër, transmeton.at.
Karantina vazhdon të jetë në fuqi
Detyrimi i karantinës pas hyrjes në Austri vazhdon të jetë ende në fuqi deri në një njoftim tjetër. Karantina është dhjetë ditë, ndërkohë pas pesë ditësh nëse ju paraqiteni një test ku vërtetohet se jeni negative ndaj koronavirusit, atëherë liroheni nga karantinimi.
Ekzistojnë përjashtime si nga karantina ashtu edhe nga detyrimi për regjistrim, për udhëtarët që kalojnë çdo ditë kufirin për të punuar si dhe për njerëzit që udhëtojnë për shkak të një çështje urgjente familjare e cila është urgjente apo që nuk mund të shtyhet për ndonjë datë tjetër, siç është bie fjala varrimi.
Shtetet që përjashtohen nga detyrimi i karantinës, por jo nga regjistrimi elektronik janë: Australia, Finlanda, Greqia, Islanda, Japonia, Zelanda e Re, Norvegjia, Singapori, Koreja e Jugut dhe Vatikani.
Këtu mund ta gjeni formularin online të udhëtimit për në Austri
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?












