Tematike
Parlamenti kërkon: Ata që kanë studiuar në Zvicër, të kenë të drejtë pune këtu
Parlamenti i vendit synon ta ndryshojë këtë gjendje dhe ka udhëzuar Këshillin Federal që t'ia lehtësojë kësaj kategorie qasjen në tregun zviceran të punës

Nëse një i diplomuar në universitetin ETH nga India dëshiron të qëndrojë në Zvicër, atij i duhet një leje pune. Por, vetëm një numër i kufizuar i të huajve jashtë BE-së mund të marrin një leje të tillë, transmeton albinfo.ch. Në këto kuota bëjnë pjesë edhe të diplomuarit e universiteteve.
Mirëpo Parlamenti i vendit synon ta ndryshojë këtë gjendje dhe ka udhëzuar Këshillin Federal që t’ia lehtësojë kësaj kategorie qasjen në tregun zviceran të punës.
Kjo, sidomos nëse ata mund të “përdoren” në ndonjë sektor ku ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar. Shumica e kantoneve përgjegjëse për lejet e qëndrimit e mirëpresin propozimin.
Të gjitha partitë e përkrahin, përveç SVP-së
Urban Camenzind, këshilltar i qeverisë së Kantonit Uri dhe kryetar i Drejtorëve Kantonalë të Ekonomisë, e shpjegon këtë si vijon: “Është një avantazh që njerëzit që janë arsimuar këtu, në kohën e mungesës së punonjësve të kualifikuar në Zvicër të mund të punësohen në ekonominë dhe industrinë tonë pas përfundimit të kualifikimit të tyre”, shkruan srf.ch.
Kjo, për faktin se në arsimimin e tyre ka investuar edhe Zvicra.
Shumica e partive politike e mbështesin propozimin. Vetëm SVP e refuzon atë madje edhe nëse bëhet fjalë për vetëm 200 deri në 300 të rinj në vit që do të gëzonin trajtimin e tillë. Për SVP-në, kjo ide bie ndesh me vullnetin e popullit, të cilin ai e ka shprehur duke votuar Po për Iniciativën kundër Migracionit Masiv, në vitin 2014.
SVP kërkon që studentët e huaj të paguajnë një çmim që mbulon koston për të studiuar në Zvicër në të ardhmen.
Në vend që të përdoren paratë e taksapaguesve për t’u mundësuar të rinjve të huaj të arsimohen këtu, kreu i grupit parlamentar të SVP, Thomas Aeschi, bën një propozim tjetër: “SVP kërkon që studentët e huaj në të ardhmen të paguajnë një çmim që mbulon koston për të studiuar në Zvicër”, përcjell albinfo.ch. Kjo ndoshta do të arrinte në disa 10,000 franga në vit, gjë që mund të pengojë shumë prej tyre që të studiojnë këtu.
Ekonomia mbështet mocionin
Përveç kantoneve dhe shumicës së partive, edhe biznesi është në favor të lejimit të më shumë të huajve të arsimuar në Zvicër të qëndrojnë këtu. Kështu mendon edhe organizata ombrellë e bizneseve t¨Zvicrës, Economiesuisse, shoqata e industrisë farmaceutike dhe kimike, por edhe shoqata e mjekëve FMH.
FMH shkruan se pandemia ka treguar rëndësinë qendrore të sigurisë së furnizimit në sistemin e kujdesit shëndetësor, transmeton albinfo.ch. Prandaj është e rëndësishme që mjekët nga jashtë mund të qëndrojnë këtu pas diplomimit në një universitet zviceran.
E-Diaspora
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër "Chair", ndër kompanitë më të sakta në kohë reale për fluturime...
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Promovohet libri kushtuar veprimtarit Rafi Halili
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë pas reshjeve të mëdha të borës në jug të Zvicrës Vigjilenca mbetet rend i ditës në kantonin jugor të Valais, pavarësisht situatës stabile pas borës së...
-
Kreu i policisë: Zvicra nuk do të kursehet nga një përshkallëzim i dhunës lidhur me drogën
-
Zermatt i qasshëm përsëri, situata në Valais po normalizohet
-
Çfarë është “Kuvendi Qytetar” i Zvicrës dhe çfarë roli luan ai?
-
A e dini se emërtimi i lopëve është traditë në Zvicër