Lajme
Kushti kryesor për liberalizim
Në vitin 2016 Komisioni Evropian i kishte vendosur Kosovës dy kushte për liberalizimin e vizave. Njëri ishte ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, dhe kushti i dytë ishte përparimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Edhe përkundër faktit se Kosova ka ratifikuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, çështja e liberalizimit të vizave ka mbetur ende pezull.
Demush Shaha, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Politikave Evropian, thotë se arsyeja kryesore pse Shtetet Anëtare nuk i kanë dhënë Kosovës dritën e gjelbër për vizat është se Kosova nuk është treguar e suksesshme për këto tre vjet në luftën kundër korrupsionit.
“Kosova përmbushi kushtin e parë, d.m.th., miratoi marrëveshjen për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi, por asnjë rast i korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar nuk kanë përfunduar me sukses”, ka thënë Shasha për edicionin e REL në gjuhën serbe, transmeton Gazeta Express.
Shasha gjithashtu ka rikujtuar edhe qëndrimin e ministrit të Brendshëm të Francës, i cili kishte deklaruar se Franca nuk e mbështet liberalizimin e vizave, pasi që Kosova nuk ka përmbushur kushtet, saktësisht atë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Sa i përket kohës se kur mund të ndodhë liberalizimi, Shasha e sheh vitin 2020 si vit të heqjes së regjimit të vizave, megjithatë ka një porosi për qeverinë e re që do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve që do të mbahen në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit.
“Qeveria e re e Kosovës duhet të ketë një qasje më progresive në normalizimin e raporteve me Serbinë, që do të lejonte një vendim pozitiv nga BE-ja për liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet Fyerjet dhe shpifjet ndaj këshilltares federale në platformën X shkaktojnë procedura ligjore dhe debatin mbi përgjegjësinë... -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale -
Tre qytete zvicerane renditen ndër 10 qytetet më të zgjuara në botë












