Kosova
Kosova nuk ka mbështetje për liberalizimin e vizave
Franca dhe Holanda arsyetojnë qëndrimin: Dënoni të korruptuarit!
Franca dhe Holanda janë në mesin e disa prej shteteve të Bashkimit Evropian që po e pengojnë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe, sipas tyre, ende duhet të punohet për këtë, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, Bo de Koning, në një përgjigje ekskluzive për KosovaPress ka bërë të ditur se argumentet e ofruara nga institucionet e Kosovës për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk kanë qenë mjaft bindëse deri më tani.
Koning ka përmendur mbledhjen e fundit të Këshillit të Evropës, në të cilën nuk ka pasur përkrahje të mjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Përveç Holandës, një gjë të tillë po e vështirësojnë edhe qëndrimet e shteteve, si Franca dhe Belgjika, të cilat po kërkojnë hapa më konkretë në luftimin e këtyre dukurive negative.
“Deri më tani, në Këshill ka përkrahje të pamjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i cili drejtohet nga standardet që duhet t’i përmbushë një vend në mënyrë të qëndrueshme, para se Këshilli të marrë vendim për heqjen e vizave. Kur Komisioni Evropian së fundi raportoi për këtë çështje, shteti i Holandës arriti në përfundim se konkluzionet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelin e lartë nuk ishin mjaft bindëse”, ka thënë Koning për KP.
Më tej, ajo bëri të ditur se aktualisht nuk ka ndonjë vizitë të planifikuar të këtyre delegacioneve në Kosovë për shkak të formimit të qeverisë së re në Holandë. Megjithatë, ajo theksoi edhe një herë gatishmërinë e këtij shteti për ta ndihmuar Kosovën në këtë proces.
“Kosova mund të llogarisë në mbështetjen tonë përmes projekteve, këshillave dhe ekspertëve për të arritur këto rezultate të qëndrueshme në luftimin e këtyre dukurive”, shtoi ajo.
Zëdhënësja e diplomacisë holandeze i ka quajtur inkurajuese planet e Qeverisë aktuale për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel të lartë.
“Për Holandën është e rëndësishme që korrupsioni i nivelit të lartë jo vetëm të ndiqet penalisht, por të ketë edhe zbatim efektiv të dënimeve ndaj atyre që janë përgjegjës. Planet e Qeverisë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë inkurajuese, andaj po presim të shohim rezultatet, meqë kjo është një nga prioritetet e tyre”, ka deklaruar Koning.
Krejt në fund, ajo tha se qeveritë e Holandës dhe Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm në Prishtinë përmes autoriteteve përkatëse.
Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Integrime Evropiane, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se problem për procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën nuk janë pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, por shtetet si Franca dhe Holanda, të cilat janë të pakënaqura me luftën që ka bërë Kosova kundër krimit dhe korrupsionit.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, i cili nuk ka liberalizim vizash, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të përmbushur kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian për këtë proces.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














