Shqipëria
Kuvendi i Lulzim Bashës anulon vendimet e Sali Berishës
5004 delegatët në Kuvendin e Bashës rrëzuan çdo vendimmarrje që mori Kuvendi i Berishës me 11 dhjetor
Në Kuvendin Kombëtar të PD-së i cili u thirr nga Lulzim Basha sot u anuluan të gnitha vendimet nga Kuvendi që kishte mbajtur Sali berisha më 11 dhjetor e ku Basha atë ditë ishte shkarkuar nga të gjitha funksionet.
5004 delegatët në Kuvendin e Bashës rrëzuan çdo vendimmarrje që mori Kuvendi i Berishës me 11 dhjetor, pra praktikisht është anuluar edhe referendumi që Berisha ka thirrur.
Këshilli Kombëtar vendosi se shpallja “non grata” nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në Partinë Demokratike të Shqipërisë.
“Të mbështesë fuqimisht iniciativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes dhe përfaqësimit politik në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike dhe partitë politike.Kuvendi ngarkon organet e Partisë Demokratike për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet mes tjerash në rezolutën e miratuar.
Rezoluta e Këshillit Kombëtar të PD-së:
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i mbledhur sot, në 12 dhjetor 2021, në përmbushje të përgjegjësive të veta politike dhe statutore, si organi më i lartë i Partisë Demokratike midis dy Kuvendeve, diskutoi mbi situatën shqetësuese të krijuar nga lëvizja e zotit Sali Berisha pas pezullimit të tij nga Grupi Parlamentar dhe tubimi i tij përmbledhës i datës 11 dhjetor; Konstatoi se thirrja e këtij tubimi, me pretendimin se po mblidhte një Kuvend të Partisë Demokratike, dhe të ashtuquajturat “vendime” shkelin të gjitha normat e Statutit të PD-së që rregullojnë funksionimin dhe vendimmarrjen e saj si institucion politik; Vëren se tubimi falsifikoi dhe përdori simbolet dhe logot e Partisë Demokratike në thyerje flagrante të normave statutore dhe ligjore; Vlerëson se lëvizja “Berisha” dhe tubimi i djeshëm, si finalizim i saj, janë një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në zhbërjen e saj si forca më properëndimore në vend, duke synuar shndërrimin e saj në një bunker për mbrojtjen e interesave personale të Sali Berishës përballë SHBA.
Konkludon se çdo i ashtuquajtur qëndrim apo vendim i këtij tubimi është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike dhe ligjore për Partinë Demokratike.
Afirmon se Kuvendi Kombëtar i datës 18 dhjetor është Kuvendi i vetëm i ligjshëm dhe gjithëpërfshirës i demokratëve, ku do të diskutohet, debatohet dhe vendoset, në mënyrë demokratike, për thellimin e demokracisë se brendshme dhe fuqizimin e PD-së përballë sfidave të kohës.
Konsideron se duke instrumentalizuar disa problematika të brendshme të Partisë Demokratike, shqetësimet dhe ndjeshmëritë e sinqerta të mjaft demokratëve, pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, si dhe duke mobilizuar dhe mbledhur rreth vetes një grup organizatorësh me axhendë dhe interesa personale të së shkuarës dhe të sotmes, lëvizja “Berisha” për të shantazhuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç e deklaroi hapur në fjalën e tij Sali Berisha, hodhi dje bazat e një organizate politike me frymëzim antiamerikan që vetëm me PD-në nuk ka e nuk do të ketë asnjë lidhje kurrë. Kjo është lëvizja e parë antiamerikane në historinë e tri dekadave të sistemit demokratik dhe e dyta në historinë e Shqipërisë pas asaj të Enver Hoxhës.
Partia Demokratike distancohet me forcë dhe dënon lëvizje të tilla që bien ndesh me përcaktimet identitare të saj, me interesat e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve, me marrëdhëniet strategjike jetike të Shqipërisë dhe Kombit shqiptar me SHBA.
Këshilli Kombëtar apelon demokratët që ishin në tubimin e 11 dhjetorit për shqetësimet e tyre legjitime, që nuk kanë lidhje me axhendën dhe interesat personale të Sali Berishës, të reflektojnë dhe të 3 qëndrojnë të bashkuar me shumicën e demokratëve rreth historisë dhe vlerave të shenjta të Partisë Demokratike.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












