E-Diaspora
Kuvendi i SHKZ zgjedh kryetar të ri Dan Kosumin
Pas zgjedhjeve të fshehta, fitues me shumicë votash, u shpallën; kryetar - poeti, Dan Kosumi ndërsa nënkryetar - piktori, Gani Bytyçi.
Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër të dielën në në ambientet e QKK, në Cyrih ka zhvilluar punimet e kuvendit të -VI-të, zgjedhor.
Në këtë kuvend merrnin pjesë anëtarë e drejtues të shoqatës si dhe anëtarë të kryesisë, të cilët u bënë pjesë e një agjende të ngjeshur aktivitetesh, bëhet e ditur në një njoftim të publikuar nga SHKZ.
Pas paraqitjes së raportit dyvjeçar të punës dhe atij financiar, u bënë propozimet për zgjedhjet e reja për organet drejtuese. Fjalën përshëndetëse e mori znj. Shukrie Ramadani, drejtoreshë e Qendrës Kulturore ne Cyrih, e cila përshëndeti punimet e këtij kuvendi, duke siguruar mbështetjen e saj për këtë shoqatë, me qëllim që, të gjithë së bashku, të ndërtojnë themele të shëndosha të kulturës e artit shqiptar.
Po ashtu, përpara zgjedhjeve të reja, folën edhe kryetari dhe sekretari Bujar Salihu të cilët, po ashtu, shprehën mbështetje maksimale për cilindo që do të zgjidhej në krye të shoqatës, por edhe gjithë kryesinë. Pas zgjedhjeve të fshehta, fitues me shumicë votash, u shpallën; kryetar – poeti, Dan Kosumi ndërsa nënkryetar – piktori, Gani Bytyçi.
Në të njëjtën kohë, sekretar u zgjodh krijuesi, Muharrem Blakaj, ndërsa në sektorin financiar u zgjodhën Brahim Avdyli arkëtar dhe Tone Berisha e Murat Ajvazi, këshillues ekonomik dhe anëtar kryesie.
Zgjedhjet u zhvilluan në një proces transparent, me parimin, “Një anëtar, një votë” dhe rezultati final u pranua pa asnjë kontestim nga pjesëmarrësit në këto votime. Pas marrjes së detyrës, kryetari i sapozgjedhur, Dan Kosumi, falënderoi votuesit për besimin e treguar dhe siguroi se do të jetë zëri i tyre në emër të realizimeve e progresit, si individual, ashtu edhe kolektiv, thuhet në përfundim të njoftimit.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave













