Maqedonia
Kuvendi mund të shkarkojë Ivanovin, kryetar i ri i shtetit kryeparlamentari Talat Xhaferi
Shumica parlamentare mund të iniciojë impiçment ndaj presidentit Gjorge Ivanov. Në mungesë të numrave të nevojshëm, mazhoranca nuk përjashton mundësinë që të kërkojë ndihmën e 8 deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, për të shkarkuar kreun e shtetit pak muaj para skadimit të mandatit. Kryepralamentari, Talat Xhaferi thekson se impiçmenti mund të iniciohet por fillimisht duhet parë disponimi i deputetëve opozitar të cilët votuan për nismën e ndryshimeve kushtetuese.
Për t’u miratuar propozimi për impiçment të presidentit, nevojiten 2/3 e votave, që aktualisht Parlamenti nuk i posedon. Do të ishte e panevojshme të futemi në një proces që e dimë se do të mbaronte negativisht. Për këto tema, me ato deputet duhet të diskutohet dhe në rast se e përkrahin, nuk do mend se edhe do të iniciohet”- u shpreh Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
8 deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe të koalicionit janë të ndarë në qëndrime. Elizabeta Kançeska Mileska në një bisedë telefonike ka theksuar se nuk do të mbështeste një gjë të tillë, pavarësisht qëndrimit të partisë ndaj saj. Deputetët tjerë, shprehen se nuk e kanë menduar një nismë të tillë dhe se për momentin nuk kanë qëndrim të prerë. Pas sigurimit të votave të nevojshme dhe posaçërisht pas pengesave të një pas njëshme që Ivanov i ka bërë shumicës dhe Kuvendit në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhës dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Alsat mëson se shumica po shqyrton mundësinë që impiçmentin ta vë në funksion si mekanizëm për të parandaluar pengesat e mundshme juridike dhe politike që mund të burojnë nga Ivanov ndaj marrëveshjes për emrin. Mos besimin ndaj presidentit, kryeministri Zaev e kishte kërkuar edhe para marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë. Aso kohe, Zaev nuk kishte numrat e mjaftueshëm në Kuvend. Në bazë të rregullores, impiçmentin mund ta iniciojnë 20 deputet. Në rast të votimit të impiçmentit, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit kompetencat i kalojnë kreut të Kuvendit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












