Kuvendi Regjional i Zvicrës se mesme

E martë, më 5 qershor, nga ora 19.30 deri në ora 21.00

Kuvendi Regjional i Zvicrës se mesme (Kantonet Bernë, Fribourg, Jura, Neuchatel dhe Solothurn,)

Vitin e kaluar është formuar Kuvendi i Shqiptarëve në Zvicër, i cili mes tjerash synon përfaqësimin e interesave të shqiptarëve karshi Zvicrës dhe vendeve të prejardhjes. Kuvendi përfaqëson interesat e shqiptarëve në Zvicër pa marrë parasysh orientimin politik e fetar. Delegatët e Kuvendit vijnë nga të gjitha regjionet e Zvicrës. Për këtë qëllim, Kuvendi Shqiptar organizon tubime regjionale, në të cilat do të zgjidhen delegatët e të cilët do ta përfaqësojnë regjionet në Kuvendin Qendror, i cili do të mbahet më 10 qershor 2012.

Tubimi formues i Kuvendit regjional të Zvicrës së mesme (Kantonet Bernë, Fribourg, Jura, Neuchatel dhe Solothurn) do të mbahet në ditën :

e martë, më 5 qershor, nga ora 19.30 deri në ora 21.00

.

Vendi: Gewerkschaft Unia, Bahnhofstrasse 30, 4900 Langenthal.

Programi

1. Fjala hyrëse

2. Aktivitetet e deritanishme

3. Vizionet

4. Zgjedhjet

5. Mbyllja

Ne ju mirëpresim në ketë tubim me rëndësi dhe frytdhënës!

Grupi organizues për Zvicrën e mesme

Shpetime Kamberi, Nazmi jakurti, Skender Thaçi, Samir Zejneli dhe Hilmi Gashi

Për informacione ju lutemi të kontaktoni:

Hilmi Gashi, i-meli: [email protected], 079 335 07 64

Nazmi Jakurti, i-meli: [email protected], 079 209 12 81

Samir Zejneli; i-meli: [email protected]

Shpetime Kamberi, i-meli: [email protected]

Skender Thaçi; i-meli: [email protected]

Informacionet mbi Kuvendin i gjeni edhe në faqen e internetit: www.kuvendi.ch