Shqipëria
Ky është autori i masakrës, vrau 8 pjesëtarë të fisit të tij
Policia ka identifikuar personin që kreu masakrën në Resulaj të Vlorës. Ridvan Zyka, 24 vjeç, vrau me armë zjarri automatike 8 persona nga fisi i tij, të gjithë kushërinj dhe plagosi 6 të tjerë, raportojnë mediat shqiptare.
Pas krimit të rëndë, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet të jetë fshehur në një banesë, përcjell albinfo.ch.
Ai besohet të jetë i armatosur, çka mund të përbëjë rrezik për forcat e rendit. Për arrestimin e tij, janë angazhuar forca të shumta të Policisë, RENEA, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, të cilat janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.
Policia e Vlorës thirrje qytetarëve: Kujdes, është i rrezikshëm!
Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa me shpejt te vendndodhjes së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojnë në numrin 069 41 10 242 si dhe në numrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin.
Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi ti shmangen përballjes më të por të telefonojnë policinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore













