Kosova
Ky është ministri i Diasporës
Dardan Gashi përveç që është zgjedhur zëvendëskryeministër i Kosovës është zgjedhur edhe ministër i Diasporës
Të shtunën mbrëma Ramush Haradinaj është zgjedhur kryeministër i Kosovës, derisa është votuar edhe kapiteni qeveritar.
Dardan Gashi përveç që është zgjedhur zëvendëskryeministër i Kosovës është zgjedhur edhe ministër i Diasporës, shkruan albinfo.ch.
Por, cila është historia e tij? Ai ka qenë ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Gashi u lind në Kosovë, më 3 korrik, 1969. Ai u zhvendos në Vjenë, Austri, ku kreu studimet e Shkencave Politike dhe Komunikimit në Universitetin e Vienës. Karrierën e tij e filloi si mbikëqyrës i zgjedhjeve me OSBE’në, Misioni në Bosnje e Hercegovinë. Në vitin 1997, Gashi u bë zyrtar i zgjedhjeve, drejtor i zyrës në terren në Federatën e Bërckës. Gjatë atij viti, ai u zhvendos në Kroaci, me pozitën e monitoruesit të të drejtave të njeriut, dhe përgjatë vitit të ardhshëm lëvizi nëpër vendet ballkanike, si pjesë e misioneve të OSBE-së.
Gashi ka punuar në Misionin Verifikues, si Zyrtar për Informim i Zyrës Ndërlidhëse të Sekretariatit të OSBE-së në Vjenë. Pas luftës, ai vazhdoi punën me OSBE, dhe dha kontributin e tij në planet e ndërtimit të institucioneve, politikave mediale, regjistrimit të popullsisë dhe zgjedhjeve elektorale.
Gjatë vitit 2000, Gashi punoi në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Tribunalin e Hagës për krime në Ish-Jugosllavi, Iniciativën Evropiane për Stabilitet, etj.
Nga viti 2005 deri më 2008, z. Gashi vazhdoi karrierën e tij politike në zyrën e zëvendës kryeministrit/Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Fillimisht, ai kryesoi grupin punues për decentralizim, dhe mori pjesë në të gjitha takimet gjatë Negociatave të Vjenës, si këshilltar i lartë. Njëkohësisht, ai kryesoi edhe grupin punues të Kthimit përbrenda procesit të Dialogut të drejtpërdrejt me Beogradin.
Në qershor të vitit 2010, Gashi u bë zëvendësministër i Integrimeve Evropiane. këtë pozitë e mbajti deri në janar 2011, kur emri i tij u propozua për Ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pas zgjedhjeve kombëtare të vitit 2010.
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI Startup-i austriako-shqiptar Synaps, i fokusuar në dizajnin dhe arkitekturën me inteligjencë artificiale, ka siguruar një investim... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













