Kuriozitete
Ky është qyteti më i mirë në botë për të jetuar
Qyteti më i mirë për të jetuar mbetet Vjena prej 140 qyteteve.
Qyteti më i mirë për të jetuar mbetet Vjena prej 140 qyteteve të renditura nga revista “The Economist”.
Pasi zhvendosi Melburnin, nga vendi i parë më 2018, duke i dhënë fund një rekordi prej shtatë vitesh radhazi, Vjena ruajti pozicionin e saj në krye të sondazhit edhe në vitin 2019, ka shkruar Radio Evropa e Lirë.
Dy qytete të tjera australiane shfaqen në dhjetëshen e parë: Sidnej (në të tretin) dhe Adelaide (e dhjeta), ndërsa vetëm një qytet tjetër evropian, Kopenhaga në Danimarkë renditet i nënti.
Qytetet e tjera më të mira për të jetuar janë Osaka dhe Tokio në Japoni, si dhe Vankuver dhe Toronto në Kanada.
Damasku në Sirinë e shkatërruar nga lufta mbeti qyteti i fundit për cilësinë e jetesës, duke u pasuar nga qyteti, Lagos në Nigeri dhe kryeqytetit i Bangladeshit, Daka.
Në mesin e 56 qyteteve që kanë regjistruar përmirësime në renditjen e përgjithshme, gjatë pesë viteve të fundit, është edhe Beogradi, kryeqyteti i Serbisë.
Në 12 muajt e fundit, Beogradi ka kaluar nga vendi i 82 në të 77-in, si rezultat i përmirësimeve në infrastrukturë dhe kujdes shëndetësor.
Renditja e qyteteve për cilësinë më të mirë të jetesës, bëhet në bazë të parametrave si stabiliteti, kultura dhe mjedisi, si kategoritë më të rëndësishme. Më pas merren parasysh edhe kujdesi shëndetësor, infrastruktura dhe arsimi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024” Nata e tretë ishte radha e SHKA “Dardania”, edhe atë e fundit...
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Azilkërkuesit e mitur sulmojnë njëri-tjetrin me thika Ka pasur një përleshje mes disa azilkërkuesve të mitur në stacionin e trenit Richterswil të enjten...
-
Gjeneva do të votojë për ndalimin e simboleve të urrejtjes
-
Edhe 56-vjeçarët duan t’i bashkohen policisë së qytetit të Cyrihut
-
Pensioni i 13-të i AHV mund të paguhet përnjëherë në fund të vitit
-
Në Ticino, do votohet për rregullimin e ligjit tatimor