Lajme
Ky ishull është i ndaluar për njerëzit
Vend i rrezikshëm dhe jo i përshtatshëm për të eksploruar është ishulli Queimada Grande, i njohur gjithashtu si Ishulli i Kobrave. Ishull ndodhet rreth 30 kilometra larg brigjeve të Sao Paulos, në Brazil, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ky ishull ka një sipërfaqe rreth 430 000 metra katrorë dhe gjatësi 1,5 kilometra, ky ishull është i ndaluar për njerëzit me vendim të qeverisë braziliane, pasi aktualisht konsiderohet një nga vendet më të rrezikshme në botë.
Në fakt, në hyrje të ishullit ka një tabelë që informon se zbarkimi në ishull është i ndaluar. Hyrja është e ndaluar për çdo qytetar të zakonshëm dhe aty lejohet vetëm personeli i autorizuar.
Në këtë ishull jeton një larmi e madhe gjarpërinjsh, edhe pse njëri prej tyre spikat mbi të tjerët: Bothrops Insularis. Me ngjyrë të verdhë dhe me përmasa rreth 70 centimetra, karakterizohet si një nga gjarpërinjtë më helmues në botë. Vlerësimet e ekspertëve sugjerojnë se ka një ekzemplar të këtij zvarraniku për çdo metër katror të ishullit, kështu që është më i zakonshmi që mund të gjendet dhe kafshimi i tij mund të shkaktojë probleme të shumta, deri në vdekje.


E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












