Lajme
Kantoni Jura do të vaksinojë edhe 16-vjeçarët, por vetëm me “Pfizer”!
Adoleshentët midis moshës 16 dhe 17 vjeç duhet të regjistrohen për vaksinimin përmes telefonit, pasi për këtë grup moshë zyrtarisht lejohet vetëm vaksina Pfizer
Duke filluar nga 6 maji, Jura do të jetë kantoni i parë që do të zgjerojë procesin e vaksinimit për gjithë popullsinë mbi moshën 16 vjeçare. Ky njoftim konfirmohet përmes një komunikate për media, të publikuar nga kantoni.
Kjo bëhet e mundur falë furnizimeve në rritje me dy vaksinat e aprovuara në Zvicër dhe rritjes së ndjeshme të kapacitetit të qendrës vaksinuese kantonale (CEVAC) në Courtételle, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, edhe poliklinika e Spitalit Jura në Pruntrut ka rritur kapacitetin e saj.
Adoleshentët midis moshës 16 dhe 17 vjeç duhet të regjistrohen për vaksinimin përmes linjës telefonike, pasi për këtë grup moshë zyrtarisht lejohet vetëm vaksina Pfizer .
Deri më tani, mbi dhjetë për qind e popullsisë së kantonit është vaksinuar plotësisht – domethënë 7,713 njerëz. Përveç kësaj, janë rreth nëntë për qind të cilët kanë marrë tashmë vetëm dozën e parë. Me këto shifra, kantoni Jura është në përputhje me mesataren e Zvicrës.
Siç është raportuar tashmë, disa prej kantoneve kanë shpejtuar dhe zgjeruar procesin e vaksinimit. Kështu, Kantoni Vaud ka njoftuar të hënën se edhe 18-vjeçarë tani mund të regjistrohen për vaksinim, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq vaksinimi për 16-vjeçarët pritet që së shpejti të jetë i mundshëm edhe në Kantonin Uri.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi Një studim i Universitetit të Bazelit tregon se pandemia e Covid-19 ka pasur një ndikim më... -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër










