Shkurt.ch
Ky qershor, më i lagështi në këtë shekull!
Në Cyrih ishte ky qershori më i lagësht i shekullit 21. Pamja më e zymtë, sipas meteorologëve ka qenë para së gjithash në Jura dhe në Zvicrën veriperëndimore.
Muaji qershor i këtij viti është dalluar me lagështi të theksuar në gjithë Zvicrën. Që nga Jura e Kantonit Vaud e deri në Kantonin Schaffhausen, ka pasur 150 deri 215 për qind më shumë sasi shiu se sa që është e zakonshme në qershor, njofton SRF Meteo. Ndërsa në Cyrih ishte ky qershori më i lagësht i shekullit 21.
Marrë në përgjithësi, në gjithë Zvicrën gjatë qershorit ka pasur mungesë të diellit. Pamja më e zymtë, sipas meteorologëve ka qenë para së gjithash në Jura dhe në Zvicrën veriperëndimore. Në këto regjione në shumë vende ka pasur vetëm 60 deri 70 për qind nga ndriçimi i diellit që është i zakonshëm për këtë muaj. Në Bazel dhe në regjionin rreth Liqenit të Gjenevës ka pasur rreth 50 orë mangut shkëlqim dielli.
Sipas SRF Meteo në ditët në vijim vazhdon mot i ngrohtë por nuk parashihen periudha të gjata thatësie.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih















