Gjuha
LAPSH i St. Gallenit reagon ndaj njoftimit të LAPSH të Cyrihut
"Për t`i mbuluar parregullsitë e tyre organizative dhe problemet e akumuluara ndër vite kanë adresuar në vazhdimësi akuza të pabaza, në adresë të prindërve, në adresë të institucioneve në atdhe apo në adresë të kolegëve"
Njoftimi i postuar ditë më parë nga LAPSH i Kantonit të Cyrihut në lidhje me problemet që, siç pretendohet, kanë lindur me subjektin e ri të mësimit shqip “Shkollën shqipe” të Zvicrës, ka shkaktuar reagim edhe nga LAPSH i Kantonit të St. Gallenit.
Në vazhdim, albinfo.ch publikon reagimin e plotë të kryesisë së LAPSH, St. Gallen.
Ne kryesia e LAPSh për kantonin e St. Gallenit reagojmë ashpër ndaj njoftimit të LAPSH të Cyrihut se gjoja «Ambasada e Shqipërisë ndërhyn pa të drejtë në punët tona», duke e atakuar edhe “Shkollën Shqipe” në Zvicër, të botuar në portalin albinfo.ch, të datës 13 shtator 2022. Vetë titulli dëshmon veprimet e tyre të njëanshme, të cilat neve në LAPSH nuk na befasojnë sepse për t`i mbuluar parregullsitë e tyre organizative dhe problemet e akumuluara ndër vite kanë adresuar në vazhdimësi akuza të pabaza, në adresë të prindërve, në adresë të institucioneve në atdhe apo në adresë të kolegëve. Për hir të lexuesve dhe në veçanti për hir të prindërve shqiptarë kudo ku janë reagojmë duke i numëruar vetëm disa fakte:
- Fakt është se LAPSH Cyrih në vazhdimësi ka adresuar kritika në adresë të ambasadave, institucioneve etj., dhe tani kur ato veprojnë, kur ato ndihmojnë, ata vërsulen për të mbuluar mos punën e tyre.
- Habit fakti se pse koordinatori i LAPSH të Zyrihut Nexhat Maloku struket pas emrit të një prindi dhe nuk del haptazi të përballet me të pavërtetat, sepse ai është shkaktari kryesor i këtyre problemeve, qoftë si kryetar në nivele Zvicre (më se 12 vjet) apo koordinator LAPSh Cyrih.
- Fakt është se nga viti 2013 deri në vitin 2019 janë munduar mësues të dalluar të hapin pikat shkollore në kuadër të Lapsh-it por pikërisht koordinatori i LAPSH Cyrih Nexhat Maloku, nuk lejoi një gjë të tillë. Shih linkun ( reagimin e LAPSh.it të Kantonit të San Gallenit) të botuar në vitin 2018 në portalin albinfo.ch: https://www.albinfo.ch/kryesia-e-l-a-p-sh-per-zvicer-eshte-pengese-kryesore-ne-organizimin-e-shkolles-shqipe
- Fakt është se me këto veprime në vazhdimësi kanë shkelur edhe nenin 34 të Statutit të LAPSH në të cilin thuhet se: “Çdo mësues-e, që është i-e punësuar në kuadër të L.A.P.Sh “ Naim Frashëri” në Zvicër (pa marrë parasysh kantonin ku punon), nëse arrin të bëj mbi 12 nxënës, mund të hapë një pikë shkollore dhe të punoj si mësues-e”.
- Fakt është se ata kanë probleme të brendshme dhe mundohen që problemet t`i adresojnë në adresën e të tjerëve, por një gjë të tillë nuk shkon te prindërit shqiptarë. Në Kuvendin e fundit të LAPSH për Zvicër, ata në momentin që nuk arritën ta mbajnë në “status quo” LAPSH-in, “delegatët e Kantonit të Cyrihut lëshuan demonstrativisht kuvendin”, Shih artikullin: https://prointegra.ch/liburn-mehmeti-kryetar-i-ri-i-lapsh-it-shpreh-zotimin-per-ti-bashkuar-dy-shkollat-shqipe-ne-zvicer/
- Fakt është se ata në pamundësi për të hap pika të reja shkollore, ashtu siç shkruajnë edhe vetë në njoftim “Në Zvicër dhe në kantonin e Cyrihut, ka ende komuna dhe qytete ku mësimi, për arsye të ndryshme nuk zhvillohet”, ata lëshojnë lumë akuzash ndaj “Shkollës Shqipe” në Zvicër, e cila ka arritur të hap dhjetëra e dhjetëra shkolla shqipe në Kantonin e Cyrihut si dhe në mbarë Zvicrën. Ata në vend që të gëzohen me këto suksese i sulmojnë.
- Edhe një fakt edhe më i rëndë se LAPSh i Kantonit të Cyrihut në pamundësi për të mbajtur nën kontroll LAPSh-in për Zvicër ka bërë përpjekje për të përçarë edhe kryesinë kantonale të Kantonit të St. Gallenit.
- Dhe fare në fund ne si LAPSh i Kantonit të St. Gallenit do të vazhdojmë të punojmë në frymën e bashkëpunimit me qëllim që të përfshijmë sa më shumë nxënës në shkollat shqipe dhe nuk kemi kohë për sulme dhe përçarje si LAPSh i Kantonit Të Cyrihut.
L.A.P.Sh. “Naim Frashëri” për Kantonin e St. Gallenit
Mehmetali Sherifi – kryetar
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













