Sport

Lara Gut-Behrami, e argjendtë në Sllallomin e Madh në Sölden

Pas vrapimit të parë, zviceranja ishte ende në epërsi - për dy të qindtat - ndaj amerikanes favorite, Mikaela Shiffrin

Lara Gut-Behrami ka përfunduar e dyta në sllallomin gjigant në hapjen e Kupës së Botës në Sölden (Tirol, Austri).

Pas vrapimit të parë, zviceranja ishte ende në epërsi – për dy të qindtat – ndaj amerikanes favorite, Mikaela Shiffrin, shkruajnë mediat zvicerane.

Por amerikanja tregoi nerva më të forta në raundin e dytë dhe e zhvendosi në vendin e dytë 30-vjeçaren nga Ticinoja me 14 të qindtat e sekondës, dallim, transmeton albinfo.ch.

Fituesja e përgjithshme e Kupës së Botës dimrin e kaluar, sllovakja Petra Vlhova, me 1.3 sekonda më pak, ka mbetur në vendin e tretë.

Për skitaren  Shiffrin ishte kjo fitorja e 70-të e Kupës së Botës.