Sport
Lara Gut-Behrami, Kampione Bote në Sllallom të madh
"Fitorja është e papritur. Gjithmonë ka qenë dëshira ime të fitoj një medalje në sllallomin gjigand"
Lara Gut-Behrami fiton arin në sllallom e madh! Skitarja nga Ticino është 0.02 sekonda përpara Mikaela Shiffrin (SHBA). Ndërsa e bronzta shkon te Katharina Liensberger nga Austria, raporton srf.ch.
Për herë të funidt Zvicra titullin në këtë disiplinë e ka pasur në vitin 2001 kur të artën e kishte fituar Sonja Nef.
Gut-Behrami me euforinë e fitore, thotë për SRF: “Fitorja është e papritur. Gjithmonë ka qenë dëshira ime të fitoj një medalje në sllallomin gjigand. Përndryshe unë gjithmonë isha shumë e lodhur pas garave të shpejtësisë, kështu që ishte e vështirë. Por sot jam shumë e lumtur”, transmeton albinfo.ch.
Gut-Behrami po hidhte bazat për medaljen e dytë të artë në Cortina pas Super-G që e fitoi në raundin e parë. Me një vrapim në fillim vetëm Shiffrin dhe Nina O’Brien renditeshin përpara saj.
Në përmbyllje Lara Gut-Behrami fiton një avantazh të ngushtë ndaj Liensberger.
Ndërsa në raport me Mikaela Shiffrin është për një të qindtën e sekondës në vijën e finishit, pëercjell albinfo.ch. Amerikania ishte fillimisht para zviceranes, por bie pak prapa në pjesën e mesme. Në fund, dy të qindtat bëjnë diferencën dhe Laraa Guit-Behrami fiton të artën.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












