Integrimi
Lara Gut: Behrami i dha kuptim jetës time, ata janë një super familje
Në lidhje me deklaratën e babait Ragip, i cili tha se Gut tek ne ka ardhur si “grua dhe jo si kampione”, ajo përgjigjet: “Kjo ka kuptim të madh për mua. Ata janë një supër familje.”
Skiatorja Lara Gut ka dhënë intervistën e parë prej pas martesës me Valon Behramin. Ajo thekson se jetën e shikon ndryshe, prej kohës kur është njohur me Behramin.
“Jam e dashuruar dhe jam e shëndetshme”, thotë fillimisht skiatorja Lara Gut. “Kam gjetur dashurinë, jo të asaj familjare, por dashurinë e jetës sime. Po kaloj shumë mirë.”
Më tej Gut thekson se jo çdo gjë është sport dhe se dashuria ia ka thyer monotoninë shumë vjeçare: ”në fillim të tetorit gara, më pas stërvitje dhe gara, dhe në fund të marsit gjithçka merrte fund.”
Në lidhje me deklaratën e babait Ragip, i cili tha se Gut tek ne ka ardhur si “grua dhe jo si kampione”, ajo përgjigjet: “Kjo ka kuptim të madh për mua. Ata janë një supër familje.”
Në fund mbretëresha e garave të skijimit në Zvicër thotë se “jetën e tyre intime” nuk duan ta ndajnë me të tjerët dhe se shpreson, “që ata ti kuptojnë në këtë veprim”.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia















