Integrimi

Çka kërkojnë më shumë zviceranët në internet? Behrami dhe Shaqiri në top-listë

Si Behrami dhe Gut, personalitete të tjera më të njohura ishin futbollisti Xherdan Shaqiri dhe trajneri Vladimir Petkoviq

Çfarë ka preokupuar zviceranët në vitin 2018? Lista e kërkimit të Zvicrës tregon një fokus në sport dhe njerëzit e famshëm, duke përfshirë Meghan Markle dhe Dj Avicii, që vdiq gjatë këtij viti, shkruan “Swissinfo”.

Bitcoin, futbollisti Valon Behrami dhe gruaja e tij, skitarja Lara Gut, gjithashtu ishin në ‘hit-listën e Google.ch.

Në krye të listës është WM (KB), shkurtesa gjermane për Kupën e Botës të futbollit, që u zhvillua në Rusi në korrik, përcjell albinfo.ch.

Kjo pasohet nga Avicii dhe Wimbledon, turneu i tenisit.

Gjithashtu në top-10 ishin edhe Meghan Markle, Australian Open, këngëtari gjerman Jens Büchner (i cili gjithashtu vdiq gjatë vitit 2018), Daniel Küblböck, video-lojëra online Fortnite, Black Friday dhe Eurovision, transmeton tutje albinfo.ch.

Si Behrami dhe Gut, personalitete të tjera më të njohura ishin futbollisti Xherdan Shaqiri dhe trajneri Vladimir Petkoviq.

Kujtojmë se fjala më e përdor në Zvicër gjatë vitit 2018 ishte shqiponja dykrenore.