Shkurt.ch
Larje falas të veturave kabrio, por me një kusht
Me idenë e tij spontane, vozitësi i kabrioletit ka habitur stafin e sjellshëm të garazhit "Best Carwash" në Cyrih: "Klienti ka ardhur shpesh tek ne, por deri më tani vetëm me vetura të mbyllura", ka pohuar Yves Keller, anëtar i bordit drejtues.
Në një autolarje në Cyrih, një klient ka dashur të pastrojë kabrioletin e tij, me çatinë e hapur. Për të ka qenë një sfidë e vërtetë.
Ai ka shkuar në një autolarje pas nxehtësisë së madhe, për ta freskuar veturën dhe veteveten e tij, me furça të tekstilit dhe shkumë. Në fund të larjes, ai ishte lagur deri në palcë.
Me idenë e tij spontane, vozitësi i kabrioletit ka habitur stafin e sjellshëm të garazhit “Best Carwash” në Cyrih: “Klienti ka ardhur shpesh tek ne, por deri më tani vetëm me vetura të mbyllura”, ka pohuar Yves Keller, anëtar i bordit drejtues. Njëri nga nëpunësit ia ka plotësuar dëshirën, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Keller nuk kishte njohuri nëse freskimi ka qenë i këndshëm, ndërsa janë përkujdesur që furçat e buta, të cilat nuk janë të rrezikshme për lëndime eventuale, i kanë ngritur pak më lartë, në mënyrë që të mos e prekin fytyrën e vozitësit. Pas larjes së veturës, vozitësi i lagur tërëisht ka shprehur kënaqësinë e tij nga veprimi. “Do të thahem përsëri nga dielli”, ka thënë ai.
Garazhi “Best Carwash”, veprimin e ka pranuar si një sfidë të verës. Ai i cili ka guxim dhe besim që të kalojë përmes furçave të lagëta me veturën e tij kabriolet, do ta fitojë një larje falas.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













