Kosova
LDK e VV-ja lëshojnë seancën e Kuvendit, kërkojnë të votohet rezoluta
Ndërkohë, PSD-ja ka thumbuar ish -kolegët në Vetëvendosje. Dardan Molliqaj ka thënë se nuk do të bëhen bisht i askujt. Zafir Berisha i Nismës e ka quajtur presidentin si njeriun më të papërgjegjshëm në historinë e Kosovës.
Deputetët e LDK-së dhe të Vetëvendosjes e kanë lëshuar sallën plenare, në seancën e parë të rregullt për sesionin vjeshtor. Veprimi i tyre u bë pasi nuk u mor parasysh kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të opozitës. Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, bëri kërkesë që seanca e opozitës të vazhdojë.
“Unë ju thërras, kryetar, që ta ftoni seancën e opozitës, nuk është në rregull të mbahet ndonjë seancë tjetër e rregullt pa përfunduar seanca e jashtëzakonshme. Kërkesa juaj që ne t’i kemi 61 deputetë në sallë është kundër-kushtetuese. Ne nuk do të marrim pjesë në këtë seancë të rregullt, pa përfunduar ajo”, ka thënë Hoti.
Shefi i deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi, u ka bërë thirrje partive opozitare që të bëhen bashkë për të harmonizuar një rezolutë, e cila do të dilte për votim në Kuvend. “Qëndrimet publike të të gjitha partive nuk janë aspak larg njëra-tjetrës. Ne e dimë që me Kushtetutë territori është i pacenueshëm”, ka thënë Krasniqi.
Ndërsa, shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka treguar pse Qeveria emëroi ekipin negociator në krye me Limajn dhe pse e thirri seancën e jashtëzakonshme para asaj të opozitës. “Pas shantazhit që ia ka bërë presidenti kryeministrit, ai e thirri seancën dhe e mandatoi ekipin. Ai i ka thënë Ramushit ta rrëzojë Qeverinë, sepse e ka pjesën më të madhe në Qeveri, ka më shumë deputetë në koalicionin qeverisës, veç me 4 deputetë e shantazhon Ramushin, sepse 57 i ka opozita. Ai i shkreti aq fort e do pushtetin, saqë është në gjendje t’i bëjë të gjitha”, ka thënë Konjufca.
Ndërkohë, PSD-ja ka thumbuar ish -kolegët në Vetëvendosje. Dardan Molliqaj ka thënë se nuk do të bëhen bisht i askujt. Zafir Berisha i Nismës e ka quajtur presidentin si njeriun më të papërgjegjshëm në historinë e Kosovës.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel














