Kosova
LDK-ja paralajmëron mocion për Qeverinë Haradinaj
Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar mocion për qeverinë Haradinaj.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbledhur në takim deputetët e grupit parlamentar të kësaj partie.
Mbledhja është mbajtur me dyer të mbyllura, ndërkaq nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se LDK-ja ka vendosur që të nisë hapat për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj përmes mocionit.
Ai ka thënë se janë duke i bashkërenduar veprimet me subjektet opozitare për t’i siguruar votat e mjaftueshme për ta rrëzuar qeverinë, duke përmendur votat edhe të deputetëve të partive në koalicion.
Veliu ka thënë se LDK-ja nuk do t’i bashkohet protestës së të shtunës të thirrur nga Vetëvendosje, ngase sipas tyre, ende ka hapësirë institucionale që vendin ta çojnë në zgjedhje të parakohshme.
Nëse kjo nuk arrihet, sipas Veliut, LDK-ja do të kërkojë rrëzimin e qeverisë edhe përmes protestave.
Ndërsa shefi i GP-së të LDK-së, Avdullah Hoti, duke komentuar vizitën e presidentit dhe kryeministrit në SHBA, ka thënë se Kosova është dëshmitare i një politike “mish-mash”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












