Kosova
LDK-ja sot vendos mandatarin
LDK-ja do të mbledhë sot Këshillin Drejtues
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë sot Këshillin Drejtues për të biseduar rreth emrit për mandatarin për kryeministër.
Këtë lajm e bëri të ditur kreu i LDK-së, Isa Mustafa, të mërkurën pas takimit konsultativ me presidentin Hashim Thaçi, ku tha se qeveria e udhëhequr nga LDK-ja do të jetë qeveri e përbërë nga figura të pastra.
“Ne nesër do të kemi kryesinë e LDK-së që do të bisedojmë për mandatarin, do të konsultojmë Këshillin e Përgjithshëm. Do të marrim miratimin e tyre, meqenëse tani nuk kemi mundësi të thërrasim, do të flasim në mënyrë elektronike. Në momentin që e përfundojmë këtë, pastaj edhe një cikël do të vazhdojmë me partnerët dhe do të shohim për të argumentuar te presidenti se e kemi këtë shumicë”, tha ai.
Krahas kësaj, Mustafa para gazetarëve tha se qeveria e ardhshme do të marrë obligimet që i takojnë në dialogun me Serbinë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave













