Futboll
Legjenda e Liverpulit, Aldridge: Shaqiri transferta më e mirë e verës
“Shkathtësia e tij, eksperienca e tij, lëvizjet dhe loja e tij e shkëlqyeshme e pasimit kanë ndryshuar gjithçka,” thotë anglezi Aldridge, duke shtuar se gjatë zëvendësimit të tij kundër Kardifit u ndryshua edhe krejt stili i lojës.
Xherdan Shaqiri po fillon të kthehet ndër lojtarët më të pëlqyer të Liverpulit, pavarësisht konkurrencës tejet të madhe me Sane dhe Salah në sulm. Këtë e ka bërë të ditur edhe legjenda e Të Kuqve, John Aldridge, duke e cilësuas transfertën e 27 vjeçarit shqiptar si më të mirën e kësaj vere, shkruan albinfo.ch.
“Shkathtësia e tij, eksperienca e tij, lëvizjet e tij dhe loja e tij e shkëlqyeshme e pasimit kanë ndryshuar gjithçka,” thotë anglezi, duke shtuar se gjatë zëvendësimit të tij kundër Kardifit u ndryshua edhe krejt stili i lojës.
“Shaqiri mund të kthehet në një ndër lojtarët më vendimtarë për ne. Cilësia e tij është sihariq për ne.”
Pavarësisht se lojtarët tjerë paguhen shumë më tepër si Fabinho (52 Mio.), Keita (68 Mio.) dhe Alisson (70. Mio), të gjithë këto janë pas Shaqirit që kushton ‘vetëm’ 16 milion euro.
E-Diaspora
-
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it Gjykata Federale Penale, Bellinzona: Veprat e kryera nuk bien nën kategorinë e "vepra penale të katalogut"... -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains
Jeta në Zvicër
-
Zvicra refuzon dy kërkesa për fluturime të avionëve ushtarakë amerikanë Dy kërkesa që lidhen me luftën në Iran u refuzuan, ndërsa një fluturim mirëmbajtjeje dhe dy... -
Ndeshja St. Gallen : Lugano shtyhet për shkak të borës -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Dënohet kosovarja: ka mashtruar me 1.1 milion franga pensionistin zviceran -
152 km/orë në vend të 80 km/orë: Policia nxjerr makinën nga trafiku












