Të tjera
Lehtësohet marrja e nënshtetësisë malazeze
Derisa po vazhdonte debati rreth shkarkimit të kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiqit, ky i fundit ka marr një vendim rreth marrjes së nënshtetësisë për qytetarët e huaj.
Krivokapiq është shkarkuar gjatë ditës së djeshme pas një votimi të deputetëve në Kuvend, por që kryeministri në largim, ka marrë një vendim të papritur dhe pa dijeninë e ministrit të brendshëm malazez, raporton vijesti.me.
Në të ardhmen, pesë vjet qëndrim të përkohshëm dhe pesë vjet të përhershëm në Mal të Zi do të mjaftojnë për marrjen e nënshtetësisë, ndërsa deri më tani janë dashur 10 vjet qëndrim të përhershëm.
Propozimi i Vendimit për ndryshimin e vendimit për kriteret për përcaktimin e bazës për marrjen e shtetësisë malazeze ka qenë në procedurë qeveritare me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme në fillim të vitit të kaluar, por është tërhequr për të arritur një marrëveshje në Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore.
I pari i qeverisë gjatë seancës elektronike iu referua nenit 55 të Rregullores së Qeverisë, në bazë të të cilit mund të propozojë ndryshime apo plotësime të rendit të ditës si dhe ndryshimin e statusit të pikës së rendit të ditës për verifikim deri në fund të seancës së Qeverisë.
Vendimi i ri parashikon se llogaritet si dhjetë vjet qëndrim – pesë vjet qëndrim të përkohshëm plus pesë vjet qëndrim të përhershëm në Mal të Zi, ndërsa kushti i mëparshëm ligjor për pranimin në shtetësinë malazeze ishte 10 vjet qëndrim të përhershëm në vend.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










