E-Diaspora
Lekë L. ishte shkaktari i aterrimit të detyruar të aeroplanit zviceran në Kanada
Gazeta kanadeze “The Telegram” shkruan se personi në fjalë është Lekë L*., 24 vjeçar nga Bronxi i Nju Jorkut, SHBA
Më 13 janar, aeroplani i Kompanisë Ajrore të Zvicrës „Swiss“ që po fluturonte nga Nju Jorku drejt Cyrihut të Zvicrës, qe detyruar të aterronte në aeroportin “Gander” në Neufundland të Kanadasë. Stafi i aeroplanit kishte vemdosur të ndalonte për shkakun se një pasagjer ishte “rebeluar” gjegjësisht me sjelljet e tij problematike ishte bërë pengesë për fluturimin e mëtejmë.
Ndërkohë, gazeta kanadeze “The Telegram” shkruan se personi në fjalë është shtetasi amerikan Lekë L*., 24 vjeçar nga Bronxi i Nju Jorkut, SHBA, transmeton albinfo.ch.
Botimi online i gazetës zvicerane “Blick” ka kërkuar përgjigje nga “Swiss” lidhur me incidentin. “Pasi që për `Swiss` siguria është prioriteti i parë, stafi ka vendosur për ndalesë në Gander. Pasagjeri i përmendur i është dorëzuar autoriteteve vendore”, ka thënë për blick.ch një zëdhënës i Swiss, pa folur për identitetin e personit.
Lekë L. tash duhet të përgjigjet para gjykatës në Neufundland për problemin që ka shkaktuar, transmeton albinfo.ch. Deri tash ka pasur dy marrje në pyetj ndërsa të marten (sot) rasti i tij do të procesohet më tutje, shkruan “The Telegram”.
Ai akuzohet se “ka penguar në mënyrë të qëllimshme punët e stafit të aeroplanit dhe me këtë ka rrezikuar edhe sigurinë e fluturimit”, thuhet në raportin policor.
*Mbiemri i plotë i personit në fjalë, i njohur për redaksinë. Në asnjërin nga dy tekstet e cituara nuk përmendet përkatësia e tij etnike por vetëm ajo shtetërore, amerikane. Ndërkaq, emri dhe mbiemri, tipik shqiptar, të lënë të kuptosh se bëhet fjalë për shqiptar nga Kosova, me qëndrim në SHBA.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve