Maqedonia
Lëndohet një mërgimtar nga Zvicra në Sllupçan
37-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda nga aksidenti i pësuar
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Veriore ka informuar se gjatë ditës së djeshme në hyrje të fshatit Sllupçan një motoçikletë ATV është aksidentuar duke dalë nga trajektorja e rrugës, si pasojë është lënduar 37-vjeçari nga Kumanova.
“Më 27 korrik 2019 rreth orës 15:30 në rrugën rajonale Kumanovë- fshati Bellanoc, në hyrje të Sllupçanit, katërcikli “Sestek” me targa të Zvicrës, që po drejtohej nga O.J.(37) nga fshati Llojan ka dalë nga karrexha”, ”-thonë nga MPB, transmeton Alsat.
O.J. ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë, përcjell albinfo.ch.
Ekipi nga policia e Kumanovës ka kryer inspektim, derisa rasti do të hetohet më tutje.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet











