Futboll

Lëndohet Shaqiri, mungon në dy ndeshjet për Zvicrën

Zvicra gjendet në Grupin D me Danimarkën, Gjeorgjinë, Irlandën dhe Gjibraltarin

Zvicra ka marrë një lajm të hidhur, pasi është konfirmuar lëndimi i Xherdan Shaqirit, shkruajnë mediat zvicerane, por edhe ato angleze.

Kështu Shaqiri pritet të mungojë për Zvicrën në dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, ndaj Gjeorgjisë dhe Danimarkës, përcjell albinfo.ch.

Testet mjekësore kanë treguar se Shaqiri nuk mund të luajë në këto dy ndeshjet, derisa Vladimir Petkoviq duhet të ftojë një lojtar tjetër në vend të yllit të Liverpoolit.

Tashmë Shaqiri ka dalë edhe nga kampi i trajnimit të Zvicrës, përcjell tutje albinfo.ch.

“Anësori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, do të mungojë për ndeshjet e para kualifikuese të Zvicrës, për shkak të një problemi me ijë”, raporton “Sky Sports News”.