Lajme
Lepuri futet në motor të aeroplanit, bëhet ulje emergjente
Aeroplani Boeing 737-800 me 153 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, në fluturim nga Denveri drejt Edmontoni, u detyrua të bëjë ulje emergjente, pasi, sipas të gjitha gjasave, një lepur i futur në motor shkaktoi zjarr.
Incidenti ndodhi pak pasi aeroplani ishte ngritur nga Denveri drejt Edmontoni në Kanada. Aeroplani u kthye me siguri dhe u ul në Denver, pa të lënduar, njoftoi kompania ajrore në një deklaratë. United Airlines bëri të ditur se ka shumë gjasa që bëhet fjalë për një “përplasje me një kafshë të egër”.
Në internet janë shfaqur pamje në të cilat dëgjohen pasagjerë të shqetësuar në aeroplanin e United Airlines, në fluturimin 2325, teksa bërtasin “zjarr”. Pasagjeri Scott Wolff tha në një intervistë për emisionin Good Morning America: “Dëgjuam një goditje të fortë dhe ndjemë një dridhje të fuqishme. Fluturimi vazhdoi ngjitjen”.
“Herë pas here nga motori dëgjohej një shpërthim dhe dukej një flakë e madhe që dilte prapa tij. Të gjithë në avion filluan të panikosen”, shtoi Wolff.
Sipas ABC News, në një incizim audio nga sistemi LiveATC është dokumentuar momenti kur ekuipazhi kërkon kontroll të aeroplanit për një zjarr të mundshëm në motor, dhe më pas merr informacionin se një lepur me shumë mundësi ishte futur në motor. Piloti raportohet të ketë thënë se “lepuri në motorin numër dy – kjo do ta shpjegonte gjendjen”.
Pas uljes emergjente, pasagjerët vazhduan udhëtimin drejt Edmontoni me një avion tjetër. Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) konfirmoi se ekuipazhi raportoi “përplasje me një kafshë gjatë ngritjes”. Një zëdhënës shtoi se “FAA do të zhvillojë një hetim”, përcjell albinfo.ch.
Përplasjet e aeroplanëve me kafshë, veçanërisht me zogj, nuk janë të rralla. Sipas një raporti të FAA-së, në vitin 2023 janë raportuar pothuajse 20 mijë raste të tilla. Në rastet më të rënda, nga viti 1988 deri në 2023 në SHBA, përplasjet me kafshë të egra kanë shkaktuar vdekjen e 76 personave dhe shkatërrimin e 126 aeroplanëve.
VIDEO:
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern











