Lajme
Liberalizimi i vizave ndal migrimin ilegal
Kosova nuk duhet të mbetet vend i vetëm i izoluar, dhe liberalizimi i shpejtë i vizave e ndalë edhe migrimin ilegal, thotë ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni
Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian iu kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që mos të migrojnë ilegalisht në BE sepse nuk ka azil për ta. Ata kanë deklaruar të mërkurën në Prishtinë se BE nuk do t’iu ofrojë strehim kosovarëve e rrjedhimisht do të kthehen të gjithë.
Këtë mesazh diplomatët e BE-së të akredituar në Kosovë e lëshuan pas një takimi që zhvilluan me ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni. Ky i fundit tha se liberalizimi i vizave vë në kontroll dhe e ndalë migrimin ilegal.
Hyseni i ftuar nga shefi i zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar, bëri një prezantim para ambasadorëve të BE-së rreth migrimit ilegal, ekstremizmit të dhunshëm, si dhe u përgjigj në interesimin e ambasadorëve rreth protestave të fundit, që çuan në dorëheqje ministrin për Kthim dhe Komunitete Aleksandar Jabllanoviq.
Ministri Hyseni theksoi se janë shkaqet ekonomike, mbi të gjitha, që bëjnë një numër të madh të qytetarëve të marrin një rrugë pa krye.
“Janë kriminelët që përfitojnë mbi fatkeqësinë e qytetarëve të Kosovës”, theksoi ministri Hyseni, duke i bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të shkurtojnë procedurat e shqyrtimit të kërkesave të qytetarëve të Kosovës. Ai po ashtu tha se Qeveria e Kosovës do të adresojë shkaqet e migrimit, ministri Hyseni nënvizoi se
“Kosova nuk duhet të mbetet vend i vetëm i izoluar, dhe liberalizimi i shpejtë i vizave është në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shteteve të Bashkimit Evropian të cilat po përballen me fluks të madh të migrimit të kosovarëve”, deklaroi mes tjerash ministri i Brendshëm.
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Nis trafiku i pushimeve verore në Zvicër: Kolona drejt jugut, disa kilometra e gjatë Që të shtunën në mëngjes, trafiku në autostradën A2 u bllokua për tetë kilometra përpara Portalit... -
Zvicër: 24 % e makinave të regjistruara së fundmi, janë makina elektrike -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
Puna në Zvicër: 300,000 vende të reja pune në pesë vjet -
200 franga më pak për person: Lucerni tërheq me zbritje qiraje












