Lajme
Liderët e vendeve evropiane, “në hall” me qytetarët e pavaksinuar
Derisa ritmi i vaksinimit kundër koronavirusit në Evropë ka treguar shenja ngadalësimi, liderët e vendeve po përdorin forma të ndryshme të bindjes që qytetarëve për t’u vaksinuar.
Pagesat me para, turnet falas në stadiume futbolli e deri te mishi i pjekur falas, janë disa nga “shpërblimet” që autoritetet e vendeve po u japin qytetarëve të tyre për vaksinim. Varianti Delta po përhapet në tërë kontinentin, me ç’rast vendet po rrezikohen nga një izolim i radhës, që mund të bëhet në një valë të re të COVID-19. Për këtë, disa udhëheqës kanë nxjerr “shkopinjtë”.
Duke u përballur me një rritje të infeksioneve me COVID-19, Greqia rrezikon ringjalljen e industrisë së turizmit, si industri kryesore. Ajo ndaloi futjen e personave të pavaksinuar në ambientet e brendshme të restoranteve, në bare, kafene dhe kinema. Ajo urdhëroi vaksinim të detyrueshëm ndaj punonjësve shëndetësorë, raporton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Ngjashëm është duke vepruar edhe Italia. Ajo urdhëroi vaksinim të detyrueshëm për stafin shëndetësor, derisa ka paralajmëruar masa të rrepta anti-COVID. Italia është ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi në kontinentin evropian.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër











