Lajme
Lidhjet e trenave midis Zvicrës dhe Parisit do të zvogëlohen
Vendimi u mor sepse udhëtarët nga nëntë rajone franceze, përfshirë Île-de-France ku ndodhet Parisi, i nënshtrohen një karantine 10-ditore me të hyrë në Zvicër
Lidhjet ditore midis Gjenevës dhe kryeqytetit francez do të zvogëlohen duke filluar të hënën, 28 shtator. TGV Lyria, një tren me shpejtësi të lartë që operohet bashkërisht nga Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) dhe Kompania Kombëtare e Hekurudhave Franceze (SNCF) po zvogëlon numrin e lidhjeve hekurudhore midis Zvicrës dhe Francës, shkruan the local, përcjell Albinfo.ch
Vendimi u mor sepse udhëtarët nga nëntë rajone franceze, përfshirë Île-de-France ku ndodhet Parisi, i nënshtrohen një karantine 10-ditore me të hyrë në Zvicër. Shërbimet nga stacioni Cornavin i Gjenevës në Gare de Lyon të Parisit do të reduktohen nga shtatë në katër vajtje-ardhje çdo ditë. Nga Cyrihu, do të ketë katër trena në të dy drejtimet në vend të pesë.
Sidoqoftë, lidhjet e përditshme midis Lozanës dhe Parisit përmes Dijon mbeten të pandryshuara me tre vajtje-ardhje. Të gjitha biletat e blera për trenat e anuluar deri më 1 nëntor mund të ndryshohen ose të rimbursohen falas. Ndërsa disa nga shërbimet midis Zvicrës dhe Francës janë pezulluar, SBB njoftoi se lidhjet e natës që lidhin Zvicrën me destinacionet kryesore në Holandë, Spanjë dhe Itali do të zgjerohen nga gjashtë në 10 linja duke filluar në 2021.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













