Lajme

Lidhjet me BE-në janë ‘kontribut për prosperitetin zviceran’

Marrëveshjet dypalëshe me Bashkimin Evropian janë ende opsioni më i mirë në sytë e popullatës zvicerane, sipas një sondazhi të ri, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa në të kaluarën kishte pasur një ngurrim në mesin e popullatës drejt lidhjeve më të ngushta me BE-në, kjo ka ndryshuar pas pushtimit rus të Ukrainës.

Në sondazhin e fundit, të kryer nga instituti i kërkimit gfs, 59 për qind tani shohin përfitime nga bashkëpunimi më i ngushtë me Bashkimin – nga 53 për qind më 2022.

Përparësitë e përmendura janë aksesi në tregun e eksportit, nevoja për të rekrutuar personel të specializuar nga jashtë dhe aksesi në programet evropiane të trajnimit dhe kërkimit. Në përgjithësi, shumica e të anketuarve i shohin traktatet dypalëshe si një “kontribut për prosperitetin zviceran”.