Maqedonia
Ligji “27 prilli”, shkon në Kuvend
Udhëheqësit e trupit për pajtim e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë kanë njoftuar se Ligj për Amnisti është hartuar mbi bazën e veprave që nuk do të përfshihen në amnisti.
Deputetja Frosina Remenska theksoi se draft-ligji nuk synon rikualifikimin e veprës në “bashkim për veprimtari armiqësore”, shkruan albinfo.ch
“ U bazuam në kornizat e asaj se çfarë nuk do të mund të amnistohet. Kjo ishte baza mbi të cilën punuam. Në amnisti nuk përfshihen organizatorët dhe skenaristët e ngjarjeve të 27 prillit, për të gjithë ata që ka dyshime të bazuara apo bazë për dyshime, ata të cilët kryen dhunë fizike, përfshirë edhe personat me maska, personat me armë, mjete eksplozive dhe personat zyrtarë që kanë shkelur kompetencat e tyre”, ka thënë udhëheqëse e trupit për pajtim, Frosina Remenski.
Ndërsa deputetja tjetër, Emilija Aleksandrova, ka thënë se gjykata e prokuroria do të vendosin për aktakuzë për 33 personat e përfshirë. Pas shqyrtimit dhe miratimit të tekstit në trupin për pajtim, drafti është dërguar për procedurë në Kuvend.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













