E-Diaspora
Ligji i Diasporës, në dhjetor në Qeveri
Gjatë konsultimeve publike janë shtruar një numër i madh i çështjeve, si: kartoni i gjelbër, mësimi i gjuhës shqipe, siguria e investimeve, funksionimi i qendrave kulturore, të gjitha këto të parapara në Ligjin e ri të Diasporës
Ministria e Diasporës së Kosovës njofton se gjatë ditëve të fundit kanë diskutuar dhe kanë marrë mendime të ndryshme nga bashkatdhetarët për Ligjin e Diasporës.
“Bashkatdhetarë të shumtë kanë qenë prezentë në Francë, Suedi, Zvicër, Kroaci, Turqi në konsultimet publike të organizuara nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike për Projektligjin e Diasporës. Këto konsultime publike, ku të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës me ftesë të ministrisë nga partitë në pushtet dhe ato opozitare, kanë për qëllim dëgjimin e sugjerimeve të bashkatdhetarëve tanë për Projektligjin e Diasporës, i cili planifikohet të miratohet deri në fund të këtij viti dhe ka për qëllim të rregullojë edhe më mirë marrëdhënien ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe diasporës sonë”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu theksohet se gjatë konsultimeve publike janë shtruar një numër i madh i çështjeve, si: kartoni i gjelbër, mësimi i gjuhës shqipe, siguria e investimeve, funksionimi i qendrave kulturore, të gjitha këto të parapara në Ligjin e ri të Diasporës.
Pas përfundimit të procesit të konsultimeve, këto komente do të diskutohen për të gjetur vend në ligjin e ri, i cili do të procedohet në Qeveri në fillim të muajit dhjetor.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave















