Lajme
Lija e majmunit, 200 raste në mbi 20 shtete
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rreth 200 raste me linë e majmunit janë raportuar në më shumë se 20 vende të botës, të cilat zakonisht nuk kanë patur raste shpërthimi të sëmundjes së pazakontë.
OBSH-ja thotë se epidemia është e kontrollueshme, ndërsa propozoi krijimin e një rezerve për të ndarë për mbarë botën në mënyrë të barabartë vaksinat dhe ilaçet e pakta.
Gjatë një konference shtypi të premten, OBSH-ja tha se ende ka shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me arsyen e shpërthimit të paprecedentë të lisë së majmunit jashtë Afrikës, por nuk ka asnjë provë se kjo erdhi se rezultat i ndonjë ndryshimi gjenetik të virusit.
“Analizat e para të virusit tregojnë se nuk ndryshon nga llojet e virusit që gjenden në vendet endemike dhe shpërthimi ka gjasa të ketë ndodhur si rezultat i një ndryshimi në sjelljen njerëzore”, tha tha Dr. Sylvie Briand, drejtoreshë e OBSH-së për sëmundjet pandemike dhe epidemike.
Në fillim të kësaj jave, një këshilltar i lartë i OBSH-së tha se shpërthimi në Evropë, SHBA, Izrael, Australi dhe më gjerë ka të ngjarë të ketë lidhje me marrëdhëniet seksuale gjatë dy koncerteve festive në Spanjë dhe Belgjikë.
Autoritetet spanjolle thanë të premten se numri i rasteve në vend kishte shkuar në 98, përfshirë një grua, infeksioni i së cilës është “i lidhur drejtpërdrejt” me një zinxhir transmetimi që më parë ishte i kufizuar vetëm tek burrat, sipas zyrtarëve në rajonin e Madridit./AP
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit