Kosova
Limaj flet për të pagjeturit dhe marrëveshjen me Serbinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se gjatë takim me Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur, Shoqatat e të Pagjeturve dhe familjarë të të pagjeturve, u ka thënë atyre se ata se nuk ka marrëveshje me Serbinë pa e qartësuar zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve.
“Çështja e të pagjeturve nuk përfundon vetëm me identifikimin e personave të pagjetur, por duhet hetim dhe ndëshkim ligjor për atë që ka ndodhur në kohën e luftës”, ka theksuar Limaj.
Ai ka thënë edhe se: “Kosova përfundimisht me shumë seriozitet i është qasur çështjes së të pagjeturve”.
“Serbia duhet t’i hapë të gjithë arkivat shtetërorë të ushtrisë e policisë e shërbimeve sekrete. Ne besojmë fort që shteti serbe e di mirë, i ka dosjet dhe informacionet e sakta për fatin e njerëzve tanë dhe ato duhet t’ia japë në dispozicion Kosovës dhe ata duhet të marrin përgjegjësi.
Çështja e të pagjeturve nuk përfundon vetëm me identifikimin e personave të pagjetur, por duhet hetim dhe ndëshkim ligjor për atë që ka ndodhur në kohën e luftës”, ka njoftuar Limaj.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












